12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaTeknologjiInternet ‘hallall’ vetëm për muslimanët? Krijohet aplikacioni i ri

Internet ‘hallall’ vetëm për muslimanët? Krijohet aplikacioni i ri

Një kompani në Malajzi po përmbush këkesat e përdoruesve të internetit për krijimin e një programi që, sipas tyre është në përputhje me vlerat islame.
Salamweb është emri i programit që ofron një eksperiencë tjetër në internet për ata që i përkasin besimit musliman. përcjell mapo

Aplikacioni përfshin mesazhe, lajme dhe veçori të tjera.

Sipas Hasni Zarina Mohamed Khan, drejtor menaxhues i Salam web, aplikacioni kryesisht përdoret në Malajzi dhe Indonezi, vende ku ka në shumicë dërrmuese besimtarë muslimanë.

“Ne duam ta bëjmë internetin një vend më të mirë,”-tha ai. “Ne e dimë që interneti ka të mira dhe të këqija, ndaj Salamweb ju jep mundësi për të përzgjedhur më të mirën.”

Qëllimi i kompanisë është të tërheqë 10%, të 1.8 miliardë muslimanëve në botë.

“Ne po nxisim vlera universale, edhe pse Salamweb ka në shenjestër muslimanët, mund të përdoret nga të gjithë,”-shtoi Hasni Zarina. “Interneti mund të jetë i dëmshëm, ndaj është e qartë se kemi nevojë për një alternativë.”

SalamWeb mbështetet shumë në përmbajtjen që do shohin përdoruesit e internetit, ku do shënohen me sinjale paralajmëruese faqet e internetit që përmbajnë lojëra bixhozi dhe përmbajtje pornografike, çka sipas tyre bie ndesh me vlerat e besimtarëve muslimanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments