7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeGrupi joformal ART AKTIVISTËT nga Tetova /Mirë se vini në Tetovë, qytetin...

Grupi joformal ART AKTIVISTËT nga Tetova /Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë

Një grup aktivistësh nga Tetova sot kanë vendosur tabela nëpër qytetin e Tetovës me mesazhe për problemet me të cilat ky qytet ka kohë që po përballet. “Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë”, është mesazhi kryesor i cili u përcoll sot përmes tabelave të vendosura në të gjithë qytetin,

Aktivistët thonë se mbeturinat e hudhura gjithandej, gropat në rrugë, kaosi në trafik ku çdokush parkohet ku të dojë, si dhe mungesa e transportit publik janë pjesë e problemeve të shumta me të cilat ndeshen çdo ditë tetovarët.

Të motivuar nga këto probleme dhe me dëshirë për të ngritur përgjegjësinë shoqërore, ata vendosën tabela me këto mesazhe: “Nuk më intereson ku parkohem”; “Nuk më intereson ku hedh mbeturina”; “Nuk më intereson që nuk ka transport publik”; “Nuk më intereson që ka gropa”

linqet https://lokalno.mk/dobrodojdovte-vo-tetovo-gradot-vo-koj-na-nikomu-ne-mu-e-gajle-za-nishto-porachuvaat-grupa-aktivisti/

https://portalb.mk/635432-tabela-ne-tetove-mire-se-vini-ne-tetove-qytetin-ku-askujt-nuk-i-intereson-per-asgje/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments