8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeFutbollistët e RMV-së u kthyen në shtëpi, në Bllacë u pritën nga...

Futbollistët e RMV-së u kthyen në shtëpi, në Bllacë u pritën nga krerët e Qeverisë

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut e cila siguroi plasman historik në Kampionatin Evropian, në orët e hershme të mëngjesit u prit nga kryeministri Zoran Zaev.

Aeroplani me futbollistët për shkak të mjegullës së dendur nuk arriti që të ateroj në aeroportin e Shkupit, por ateroi në atë të Prishtinës. Pas çka me autobus u nisën drejt Shkupit.

Ata mirëpritën tifozët më këmbëngulës, duke përfshirë Kryeministrin Zoran Zaev dhe Zëvendës Kryeministrin e Pare Artan Grubi.

Me këtë rast ata u pritën në vendkalimin kufitarë Bllacë, nga kryeministri Zoran Zaev i cili me këtë rast u shpreh: ” Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë. Historia nuk mban mend një sukses të këtillë”, tha Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments