15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeFrosina Remenski: Kërkoj falje, ose përndryshe do t’i bashkëngjitëm padisë

Frosina Remenski: Kërkoj falje, ose përndryshe do t’i bashkëngjitëm padisë

Deputetja e LSDM-së Frosina Remenski është deklaruar me rastin e teksteve në portalet “Republika” dhe “Infomaks” ku përmendet kinse involvimi i saj në rastin “Reket”.

“Askush nuk guxon të rrezikojë të drejtën e tjetërkujt. Ato janë kufijtë e të gjithë lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Mediat si kontribut i demokracisë kanë të drejtë dhe obligim të raportojnë për të gjitha çështjet me interes publik dhe raste të kriminalitetit dhe korrupsionit duke respektuar parimet e etikës gazetareske të cilët përfshijnë raportim objektiv, kontrollim të besueshmërisë së informacionit dhe ndalesë të keqpërdorimit të mjeteve për informim publik për akuza të rrejshme për korrupsion.

Në “Infomaks” më datë 23.08 është publikuar dokument (procesverbal) nga dëshmia e një personi për ngjarje penale- juridike që është lëndë e hetimit aktual në PTHP për krim të organizuar dhe korrupsion. Prezantimi selektiv i përmbajtjes së procesverbalit të publikuar me manipulim dhe interpretim gazetareske për kinse përfshirjen time dhe të bashkëshortit në rastin “Reket” i vlerësoj si shpifje dhe të pavërteta. Ky tekst ka prodhuar shkrime dhe tituj nëpër portale tjera me po të njëjtën përmbajtje.

Kërkoj që gazetari që është autori i tekstit në portalin “Infomaks” dhe portalin “Republika” që ka publikuar titull shpifës ta tërheqin menjëherë dhe të kërkojnë falje pasi në të kundërtën bashkëngjitëm në padinë e përbashkët për shpifje të kryeministrit Zoran Zaev dhe tjerëve.

Një nga parimet kryesore të shtetit juridik është gjurmimi pas të vërtetës dhe mbrojtjes së të vërtetës, përmes mjeteve juridike demokratike në rrugë institucionale”, ka shkruar në reagimin në Fejsbuk, deputetja e LSDM-së, Remenski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments