10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeFlet Teuta Arifi, a do të shkojë ambasadore në SHBA?!

Flet Teuta Arifi, a do të shkojë ambasadore në SHBA?!

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e ka konsideruar si respekt shumë të madh lakimin e emrit të saj si kandidate e mundshme për ambasadore në SHBA, megjithatë, kjo gjë sipas Arifit, mund të bisedohet vetëm pas kryerjes së mandatit të saj si kryetare e Komunës së Tetovës.

Ajo madje tha se obligimi që i është dhënë asaj nga qytetarët e Tetovës është në vijë të parë dhe fillimisht koncentrimi i saj është pikërisht tek ky mandat. Arifi nuk e ka përjashtuar mundësinë e pranimit të kësaj detyre si ambasadore e SHBA-ve, pasi që sipas saj, kjo është edhe orientimi i saj politik, por fillimisht, tha Arifi, duhet të përfundohet obligimi i marrë nga qytetarët e Tetovës. Javë më parë, nga burime të ndryshme të qeverisë, u bë e ditur se, në njërën nga mbledhjet e saja, është përmendur emri i Teauta Arifit, si kandidate e mundshme për ambasadore në Uashington.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments