Ethet LVV e kanë kapur, BDI ka filluar të ankohet /Reagime ofenduese dhe joserioze nga opozita pa e lexuar asnjë rresht nga ligji për Veting

0
25

linku lajmi aktiv që qarkullon https://tv21.tv/bdi-reagime-ofenduese-dhe-joserioze-nga-opozita-pa-e-lexuar-asnje-rresht-nga-ligji-per-veting/

Bashkimi Demokratik për Integrim mbështet fuqishëm vetingun në politikë, gjyqësi dhe prokurori dhe shpreh keqardhje për reagimet ofenduese dhe joserioze të ish partnerëve tanë në Qeveri dhe opozitës shqiptare.

Akoma pa e lexuar asnjë rresht nga propozim ligji për kontroll të bartësve aktual të funksioneve publike dhe kandidatëve për tu zgjedhur për bartës të funksioneve si dhe gjykatësve dhe prokurorëve, që të dyja partitë marrin rolin e gjykatësit, prokurorit dhe propagandistit duke bërë njëkohësisht edhe akuzën, edhe vendimin gjyqësor edhe krijimin e lajmeve të rreme.

Në mungesë të ofertës konkrete dhe përpjekjeve shterpe për tu bashkuar që ti rrënojnë të arriturat tona, që të gjitha partitë ndjekin hapat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe komentojnë iniciativat tona të cilat përkrahen nga qytetarët dhe kanë për qëllim përfundimin dhe ndalimin e lajmeve të rreme, shpifjeve, propagandës dhe kontrollin e tërësishëm të të gjithë bartësve të funksioneve publike.

Ligji për themelimin e agjencisë që do të bëjë kontroll vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve është dorëzuar disa muaj më herët deri tek dy partitë tjera më të mëdha bartëse të përgjegjësive shtetërore, LSDM dhe VMRO.

BDI angazohet për transparencë dhe informacion të plotë për qytetarët mbi të gjithë kandidatët për bartës të funksioneve publike para se ata të zgjidhen dhe të ndalojmë propagandën, lajmet e rreme dhe shpifjet.

Ne këtë e kemi bërë në rradhët tona gjatë zgjedhjeve brendapartiake dhe rianëtarësimit të plotë, me ose pa ligj, por ftojmë partitë dhe politikanët që mos të marrin rolin e gjykatësit, prokurorit, gazetarit dhe të na bashkangjiten në angazhimin për figura të pakompromituara dhe diskurs pa shpifje nëpërmjet të mbështetjes së këtij propozim ligji.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here