Erdogan: Turqia synon të ulë në zero numrin e rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve

43

Turqia synon të ulë në zero numrin e rasteve të infektimit dhe të vdekjeve nga COVID-19, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Të dhënat paraprake ekonomike për qershorin 2020 tregojnë se Turqia është në një periudhë të fuqishme të rimëkëmbjes”, theksoi ai.

Erdogan shtoi se rritja me 4,5% e Turqisë në tremujorin e parë është prova më e madhe e fuqisë dhe potencialit të ekonomisë.