Dëmi material në teatrin popullor afër 4 mijë euro, përplasje qëndrimesh mes Zaevit dhe Ahmeti(video)

0
30

linku https://telma.com.mk/3-965-evra-shteta-vo-mnt-od-shvertser-proslavata-koja-ne-e-vandalizam/

Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme me pyetjet e deputetëve ka folur edhe për manifestimin e tifozëve të klubit të futbollit “Shkupit”, në teatrin popullor maqedonas, ku “Shvercerat”, sipas vlerësimeve të para kanë shkaktuar një dëm material prej rreth 4 mijë euro. Zaev tha se dëmi do të kompensohet, por sipas tij dëmi shpirtëror është shumë më i madh se ai material.

Për këtë rast është prononcuar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti duke arsyetuar manifestimin e tifozëve “Shvercerat” në teatrin popullor pasi sipas tij jubile të tillë në gjithë botën kremtohen në teatro.

Ahmeti ka thënë se tifozët nuk ka shkuar atyre që të shkaktojnë dëme të cilat nëse janë bërë do të vlerësohen nga Ministria e Kulturës.

“Dëmi i përgjithshëm vlerësohet në 3965 euro. Pasi të konstatohet përgjegjësia, atëherë dëmi material do të kompensohet, por më i madh se dëmi material është ai shpirtëror. Teatri Kombëtar është i hapur për të gjithë dhe të gjithë duhet ta shfrytëzojnë, por dihet se nën çfarë kriteresh. Nga kjo duhet të nxirret edhe përgjegjësia, por do të publikohet pasi të përcaktohet dëmi i shkaktuar – tha Zoran Zaev, kryeministër.

“Në qoftë se ka dëme materiale, është një çështje tjetër që do të vlerësohet nga ministria e kulturës, por unë nuk mendoj që njerëzit aty kanë shkuar që të shkaktojnë dëme, që të shkaktojnë vandalizëm – u shpreh Ali Ahmeti, Kryetari i BDI-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here