Bujar Osmani iu përgjigj Hanit: Janë katër faktorë që ndikojnë në marrjen e datës nga BE-ja

0
106

Çështja e Brexitit, zgjedhjet në Parlamentin Evropian të cilat janë të paparashikueshme, pozita e Francës karshi Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV)për marrjen e datës për nisjen e negociatave si dhe përgatitja e institucioneve për plotësuar rekomandimet e Komisionit Evropian (KE), janë faktorët që ndikojnë në marrjen e datës për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke iu përgjigjur letrës së eurokomisarit, Johanes Han,

Duke folur më tej, Osmani e sqaroi procesin e marrjes së datës për nisjen e negociatave, me çka tha, se nëse në fund të vitit 2019-të mbahet konferenca e përbashkët ndërmjet qeverisë së RMV-së dhe qeverive të shteteve anëtare të BE-së, në janar të 2020-s duhet të hapet Kapitulli i parë.

“Në qershor do të ketë vendim për marrjen e datës për nisjen e negociatave, me çka do t’i jepet mandat KE-së të përpilojë kornizë negociuese, me çka në fund të vitit do të mbahej edhe konferenca e parë e përbashkët e Qeverisë së RMV-së dhe shteteve anëtare të BE-së, sepse negociatat nuk i bëjmë me KE-në, por me shtetet anëtare. Nëse konferenca mbahet në fund të vitit, pritet që Kapitulli i parë të hapet në janar. Këtë e ka sqaruar komisionari Han, se qershori nuk do të thotë se duhet menjëherë të hapet Kapitulli i parë”, tha Osmani.

Osmani tha se askush nuk mund ta dijë vendimin e qershorit.

Siç sqaroi më tej Osmani, në marrjen e datës ka ndikim edhe Ligji për Prokurori Publike, që i njëjti të evidentohet si një e arritur në Raportin e KE-së.

“Nëse arrijmë një konsesus gjithëpartiak para publikimit të Raportit të KE-së, kjo do të evidenohej si një e arritur”, tha Osmani.

Në kuadër të negociatave për Ligjin për prokurori publike me të cilin Prokuroria Speciale Publike (PSP) bëhet pjesë e Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), Osmani ka sqaruar se dy prinicipe janë të vështira për kompromis: Autonomia e PSP-së dhe përfundimi i të gjithë indicjeve nga bisedat e përgjuara.

Këto deklarata Osmani i dha gjatë vizitës së sotme në Entit Shtetëror të Revizionit, ku me drejtorin Naser Ademi sqaruan ndryshimet që duhet të realizohen në këtë trup kontrollues për zgjedhjet presidenciale të 21-prillit dhe për përmbushjen e rekomandimeve të KE-së, që ESHR-ja të bëhet kategori kushtetuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here