3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBE e ka pa - e paparë / Busillcë Veles, nxënësit shqiptarë,...

BE e ka pa – e paparë / Busillcë Veles, nxënësit shqiptarë, të detyruar për qëndrim në konvikt, mësojnë maqedonisht?

linku

https://tv21.tv/veles-ende-s-ka-zgjidhje-per-nxenesit-shqiptare-te-detyruar-per-qendrim-ne-konvikt-mesojne-maqedonisht/

Si je babi?

“Mirë”.

Si kalove me mësimet?

“Nuk e di”.

Detyrat a i bëre të shtipisë?

“Jo ende jo”.

Të ndarë nga familja që në moshën 6 vjeçare.

Nxënësit shqiptarë të Busillcës, për ta ndjekur procesin mësimor janë të detyruar të qëndrojnë 5 ditë të javës në konviktin e shkollës fillore në Çashkë të Velesit.

“Kjo është shkolla fillore e Çashkës. Në këtë shkollë fillore ka edhe konvikt. Nxënësit shqiptarë nga fshatrat për rreth vijnë të qëndrojnë 5 ditë të javës këtu. Por edhe pse qëndrojnë, ata nuk e gëzojnë të drejtën që të mësojnë në gjuhën e tyre amtare”, Afrim Jonuzi, gazetar.

Për hallin e këtyre nxënësve, ministri i Arsimit Arbër Ademi shkoi në komunën e Çashkës.

Bashkë me kryetarin e komunës dhe drejtoreshën e shkollës fillore mbajtën një takim për ta shqyrtuar mundësinë që fëmijët shqiptarë ta gëzojnë të drejtën e tyre, për të mësuar në gjuhën amtare.

Pas takimit, drejtoresha e shkollës Violeta Spirkovski, tha se 90% e prindërve maqedonas kanë votuar kundër  që të hapet paralele shqipe në shkollën e Çashkës.

“Kjo pyetje u parashtrua edhe në këshillin e shkollës , më pas u shqyrtua kjo pyetje dhe këshilli i shkollës vendosi që nuk janë kompetent vetëm ata të vendosin dhe më pas u vendos edhe në këshillin e prindërve. Me kërkesë nga një grup prindërish u vendos edhe në këshillin e prindërve, nga ku këshilli i prindërve 90 përqind nga votimi ishin kundër e hapjes së asaj paralele, ndërsa 10 përqind ishin për hapjen e paraleles”, u shpreh Violeta Spirkovski, drejtoreshë e shkollës.

Kryetari Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski thotë se po bëhen përpjekje maksimale që të hapet paralelja shqipe në Çashkë.

“Komuna po bën përpjekje maksimale. Edhe konceptin që po e promovojnë, edhe qeveria e kryeministrit Zoran Zaev, të nderojmë koncept Një shoqëri për të gjithë, edhe kontributi jonë është po në këtë drejtim dhe shpresojmë që shumë shpejt do të kemi një zgjidhje”, deklaroi kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski.

Ministri i Arsimit Arbër Ademi tha se do të vazhdojë komunikimi me kryetarin e komunës dhe drejtoreshën e shkollës, që në një afat sa më të shkurtër të bëhet një zgjidhje për nxënësit shqiptarë të komunës së Çashkës.

“Kryetari i komunës me këshillin komunal do të vazhdojnë me kontaktet e tyre me komunikimin e tyre me këshillin e prindërve dhe me këshillin e shkollës në qytezën e Çashkës që në të ardhmen të kemi një zgjidhje jo vetëm për nxënësit e fshatit Banjicë por edhe fshatrave për rreth, hapja e një paralele të tillë do të ishte një zgjidhje e mirë edhe racionale”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

Prindërit e nxënësve thonë se hapja e një paralele shqipe në Çashkë do të zgjidhet hallet e shumë fshatrave për rreth Velesit, me cka nxënësit shqiptarë do të gëzonin të drejtën e tyre të mësojnë në gjuhën amtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments