2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeASH: Kush e përfaqëson interesin e votuesve shqiptar në takimin e liderëve...

ASH: Kush e përfaqëson interesin e votuesve shqiptar në takimin e liderëve Zaev apo Mickovski?

(Kjo konferencë për shtyp është e thirrur në lidhje me takimin e liderëve Zaev dhe Mickovski për të dhënë vlerësimin tonë politik rreth këtij takimi.
Në parim, si subjekt politik jemi për dialog politik, konsensus dhe kompromis, për çështje të caktuara me interes politik dhe shtetëror, por në mënyre kategorike kundërshtojmë idenë e një takimi të mbyllur vetëm mes Kryeministrit Zaev dhe Liderit të VMRO -DPMNE Hristijan Mickovski , duke i përjashtuar ose duke mos i ftuar forcat politike shqiptare dhe lidershipin e tyre)

– Kush ua jep të drejtën Kryeministrit Zaev por edhe Liderit të VMRO-së Hristijan Mickovskit t’i përjashtojë ose mos ti ftojë përfaqësuesit politik shqiptar nga takimin e Liderëve? As Kryeministri Zaev e as Lideri i VMRO-DPMNE Mickovski, nuk e kanë eksluzivitetin po as legjitimitetin të vendosin vetë mbi fatin e Prokurorisë publike speciale, pa faktorin politik shqiptar, për një ligj që dikur u soll me konsensus të gjerë politik, por edhe ndëretnik, me iniciativën e faktorit ndërkombëtar.
-Kush do të flasë në emër të votuesve shqiptar për Ligjin e Prokurorisë publike, Kryeministri Zaev apo z. Mickovski?
-Kush do të flasë në emër te qytetarëve shqiptarë eventualisht nëse hapet tema zgjedhjeve te parakohshme parlamentare.?
-Meqenëse se nuk përjashtohet mundësia në atë takim të bisedohet edhe për tema tjera aktuale, po supozojmë, për regjistrimin e popullatës?
-Çka mund të mendojnë qytetarët shqiptarë, nëse vetëm Kryeministri Zaev dhe Lideri i VMRO Mickovski flasin për regjistrimin e popullatës, duke lënë hapësirë dhe mundësi që dikush edhe të gabojë ose të mos gabojë në konstatimet dhe paragjykimet e tija?
Ky takim pa përfaqësues shqiptar ndodh edhe falë BDI- e cila si zakonisht e nënshtruar, ka pranuar se nuk e ka legjitimitetin për ti përfaqësuar votuesit shqiptar, madje as që ka shpreh pakënaqësi për këtë takim përjashtues, pa faktorin politik shqiptar.

Fatkeqësisht sot BDI vazhdon dualizmin e sajë politik herë me LSDM e herë me VMRO e cila njëherë pajtohet me propozim Ligjin Qeverisë për Prokurorinë publike dhe nga ana tjetër ka qëndrim identik me atë të VMRO rreth mënyrës se si lëndët e prokurorisë speciale duhet të transferohen nga prokuroria speciale në atë republikane.

Zoti Zaev, Ju edhe mund të flisni bashkë me Mickovskin për BDI-në dhe ndoshta ta sillni ujdinë për ti amnistuar zyrtar të Qeverisjes së kaluar VMRO -BDI të përfshirë në lëndët e hapura të Prokurorisë publike Speciale, por nuk mund të flisni për drejtësinë, reformat integrimin në BE, kodin zgjedhor, zgjedhjet e parakohshme sepse, që në pamje të parë ky takim duket monoetnik, larg realitetit multietnik, dhe traditës politike që shpeshherë e ka nxitur faktori ndërkombëtar.

Zgjidhja më e mirë e mundshme do të ishte, tryezë e përbashkët politike mes gjitha forcave relevante politike në vend, të krijohet mundësia për një konsensus politik, i cili do të bënte ndryshimin e kodit zgjedhor dhe do ta përgatiste vendin në zgjedhje parlamentare. Ndërsa paralelisht bartës i proceseve reformuese të sistemit të drejtësisë të emërohej ekspert i huaj nga BE ose SHBA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments