3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeAnti-korrupsioni do të hetojë pasurinë e gjykatësve dhe prokurorëve vitin e ardhshëm

Anti-korrupsioni do të hetojë pasurinë e gjykatësve dhe prokurorëve vitin e ardhshëm

Zyrtarët e anti-korrupsionit do të hetojnë pasurinë e gjykatësve dhe prokurorëve vitin e ardhshëm. Ata do të jenë pjesë e Planit Vjetor të vitit 2020, për Monitorimin e Pronave dhe Konfliktit të Interesit, pasi Komisioni Kundër Korrupsionit ka konstatuar se gjyqësori ka një rrezik të lartë korrupsioni dhe ndikime të tjera. Një ditë më parë kryeministri Zaev përmes një video-mesazhi i kërkoi Komisionit Kundër Korrupsionit të inspektojë pasurinë e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve dhe të përcaktojë, nëse ka një konflikt interesi me ta. Antikorrupsioni do të kontrollojë, nëse pasuritë e paraqitura në deklaratat e pasurive të gjykatësve dhe prokurorëve, janë në përputhje me të ardhurat mujore dhe në përputhje me pagat e anëtarëve të familjes. Komisioni për këtë proces gjithashtu kërkon ndihmë nga Qeveria, ndihmë nga organet hetimore, koordinim të institucioneve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments