9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAmbasada e SHBA-së-Shkup / Prokurorët të ndjekin penalisht ata që janë përgjegjës,...

Ambasada e SHBA-së-Shkup / Prokurorët të ndjekin penalisht ata që janë përgjegjës, PSP të vazhdojë punën

Ambasada e SHBA-së në Shkup mbështet plotësisht vendimin e prokurorisë për të hetuar të gjitha pretendimet për korrupsion dhe ndjekjen e tyre si të justifikuar, bazuar në ligj dhe fakte të besueshme.

“Kushdo që pretendon të ketë abuzuar me besimin e publikut, duhet të përgjigjet”, tha Ambasada e SHBA-së në një deklaratë për emisionin “360 gradë” pas arrestimit të shefit të PSP-së, Katica Janeva, për çështjen “Racketeer”.

Është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës të theksojmë që Zyra e Prokurorit Special luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Maqedonisë Veriore për të demonstruar përkushtimin e vendit ndaj një gjyqësori të pavarur dhe përgjegjësie për krimet dhe korrupsionin e së kaluarës.

“Kjo do të sigurojë që Zyra e Prokurorit Special mund të vazhdojë punën e saj të rëndësishme dhe të vazhdojë të ndjekë çështjet e saj pa ndërprerje, e cila do t’i ndihmojë Maqedonisë Veriore ndërsa përparon në integrimin e saj me NATO-n dhe Evropën”, tha Ambasada e SHBA në një deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments