5.2 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeAlternativa kompleton ekipin, ja kush janë nënkryetarët dhe sekretarët

Alternativa kompleton ekipin, ja kush janë nënkryetarët dhe sekretarët

Duke hyrë në një fazë të re të konsolidimit të partisë, pasi që ka përfunduar regjistrimi si parti dhe pasi që kanë përfunduar proceset zgjedhore, Alternativa tashmë i ka plotësuar edhe organet hierarkisë partiake, të mbetura bosh që nga themelimi i saj. Kështu në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore, që është mbajtur në fund të qershorit, janë zgjedhur edhe nënkryetarët dhe sekretarët e sekretariateve të partisë.>

Për nënkryetarë, përveç deputetit Dr. Nexhbedin Kahremani nga Tetova – që është zgjedhur në këtë detyrë qysh më herët, tash janë zgjedhur edhe Lulzim Aliu nga Kërçova – profesor universitar në Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe Admirim Aliti nga Kumanova – profesor universitar nga Universiteti “Nëna Terezë”.

Meqë sipas Statutit të Alternativës janë përcaktuar edhe 5 sekretariate, Kryesia Qendrore e partisë i zgjodhi edhe këto organe. Kështu për Sekretar të Sekretariatit të Departamenteve u zgjodh Asaf Ademi nga Gostivari – ish ministër i Kulturës, një kuadër tashmë i dëshmuar i Alternativës. Ai e ka për detyrë ta bëjë ekipimin e njëmbëdhjetë departamenteve me ekspertë që nuk është patjetër të jenë anëtarë dhe aktivistë të Alternativës.

Për Sekretar të Sekretariatit të Politikave Strategjike është zgjedhur Arben Labënishti nga Struga – ish deputet e ish zëvendësministër i Mbrojtjes, ndërsa aktualisht drejtor i Klinikës së Sëmundjeve të Mushkërive në Shkup.

Në detyrën e Sekretarit të Sekretariatit të Burimeve Njerëzore dhe Lobimit është zgjedhur Driton Sulejmani nga Kumanova – drejtor i Muzeut të Shkencave të Natyrës

Kryetari i degës së Çairit nga Shkupi, Bekim Sali – stomatolog, për shkak të përvojës së suksesshme në dy cikle zgjedhore, është zgjedhur Sekretar i Sekretariatit të Organizativ.

Ndërkaq, Sekretari i Sekretariatit për Marrëdhënie me Publikun është zgjedhur Zeqirija Ibrahimi – ish deputet dhe, aktualisht, hulumtues shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Po ashtu në fillim të korrikut është mbajtur edhe mbledhja e rregullt e Kuvendit Qendror të partisë, në të cilën janë marrë vendime që procesi i zgjerimit dhe prurjeve cilësore në parti të vazhdojë dhe kjo të shkojë në favor të interesave politike të Alternativës dhe në dobi të votuesve të saj dhe qytetarëve të tjerë në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments