8.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti / S’ka kohë për një njësi zgjedhore. Duhet koncensus i...

Ali Ahmeti / S’ka kohë për një njësi zgjedhore. Duhet koncensus i gjerë mes partive

Në njërën anë LSDM nuk tërhiqet nga qëndrimi për ndryshim të kodit zgjedhor dhe pasjen e një njësie zgjedhore, por partneri qeverisës i Zoran Zaevit, Ali Ahmeti , konsideron se tanimë koha nuk premton për një gjë të tillë, për më tepër që kjo çështje kërkon consensus të gjerë politik ndërsa dallimet mes partive mund të çojnë në implikime. Ai po ashtu tgha se nuk mendon që do të ketë ndryshim të datës për zgjedhjet e parakoshme.

“Për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor, për të bërë ndryshime të tilla sigurisht se duhet koncensus më i gjerë politik mes të gjitha partive politike. Tani koha nuk premton që ne të hyjmë për ndryshim të kodit zgjidhor sepse mund të kemi dallime të mëdha si parti politike dhe vetëm që do ta implikojmë situatën dhe çdo implikim i situatës nuk është në dobi as të partive por as të vendit”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments