Aleanca për shqiptarët / Jemi dëshmitarë se gjyqësia dhe politika janë në bashkëpunim të ndërsjelltë

0
40

Prokuroria Speciale publike ishte shpresa e fundit në shtet se njëherë e përgjithmonë gjyqësia do të fillojë të ndahet nga politika dhe do të jetë trup profesional i cili do të veprojë sipas ligjeve dhe Kushtetutës në drejtim të zgjidhjes së proceseve të mëdha kriminele. Për fat të keq, me skandalin e fundit të gjithë jemi dëshmitarë se gjyqësia dhe politika janë në bashkëpunim të ndërsjelltë dhe kjo e prishë edhe imazhin e shtetit në komunitetin ndërkombëtar, deklaroi sot në konferencë për shtyp Elmi Aziri nga Aleanca për shqiptarët.

Aziri pyet përse proceset që ishin pjesë e PSP-së, si “Pacienti”, “Maxhar Telekom”, “Titanik 2” nuk janë procesuar deri më tani dhe nëse këtu është përzier edhe politika.

“Ne konsiderojmë se ky skandal këto ngjarjet e fundit kanë reperkusione tejet të mëdha politike sa i përket  jetës politike në Maqedoni dhe shihet se në njëfarë mënyre shteti hyn në krizë të madhe politike dhe çdo ditë që kalon, ajo krizë thellohet gjithnjë e më shumë”, thotë Aziri.

Nga Aleanca për shqiptarët konsiderojnë se nevojitet të thirret takim liderësh i liderëve relevantë politik edhe nga pushteti edhe nga opozita në stilin e Takimeve të Përzhinës dhe në ato takime të diskutohet për çështjet më aktuale dhe të ndjeshme që për momentin po ndodhin në shtet, mes të cilave, siç i numëroi Aziri, lista zgjedhore, Ligji për prokurorinë publike, Ligji për regjistrimin e popullatës, për Qeverinë teknike dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne jemi të interesuar që sa më shpejtë të ndodhin zgjedhje të parakohshme parlamentare, kuptohet, seriozisht të diskutohet dhe t’i qaset propozimit të Aleancës për shqiptarët që në krye të PSP-së të jetë një prokuror special publik nga vendet e Bashkimit Evropian, e përse jo edhe nga SHBA-ja, sepse jemi dëshmitarë se sistemi gjyqësor në shtet nuk ka kapacitet, nuk ka sens, nuk ka dëshirë dhe nuk ka gatishmëri të merret dhe t’i procesojë skandalet më të mëdha korruptuese në shtet”, theksoi Aziri. .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here