Albin Kurti me LDK-në / Kemi qarë e kemi qeshur

0
54

Pak minuta pas nënshkrimit të marrëveshjes për qeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes demokratike të Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar atë, duke e quajtur të vonuar, por jo tepër vonë.

Përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se gjatë negociatave me LDK-në e Isa Mustafës, kanë qarë e kanë qeshur.

Statusi i plotë i Albin Kurtit:
Në negociatat me LDK-në, njëri-tjetrit, i kemi ofruar kërkesa e i kemi kërkuar oferta, jemi qarë e kemi qeshur, përherë të kujdesshëm që ndërmjet nesh të ndodhet një tavolinë.

Jemi vonë, gjithsesi. Nuk është tepër vonë, pa dyshim.

Moti jemi marrë vesh, tash kemi edhe marrëveshje. Do të qeverisim bashkë.

Ju falemnderit për mbështetjen dhe durimin. Urime të gjithëve!