6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaEkonomiAkademik Prof.Dr.Izet Zeqiri / ÇKA I SHTYN DHE ÇKA I TËRHEQ TË...

Akademik Prof.Dr.Izet Zeqiri / ÇKA I SHTYN DHE ÇKA I TËRHEQ TË RINJTË TË IKIN?!

Migrimi në kuptimin më të gjerë, paraqet çdo formë të zhvendosjes, të përkohshme ose të përhershme duke ndryshuar vendbanimin, ndërkohë që migrimi në kuptimin e ngushtë lidhet vetëm me ndryshimet e vendbanimit të përhershëm. Ne po përballemi me migrim edhe të përkohshëm edhe të përhershëm. 
E keqja është se migrimi përkohshëm dhe sezonal po shëndrohet në migrim të përjetshëm dhe zvogëlim të popullsisë në Maqedoni. 
Ne aktualisht përballemi me migracionet ekonomike për arsye ekonomike për punësim, për të arritur kushte më të mira jetese, të ardhura më të larta etj. Por kemi edhe migracione jo ekonomike të kushtëzuara nga arsye politike, individuale-psikologjike, familjare, shëndetësore, klimatike dhe të tjera.
Është gjithashtu shumë e rëndësishme të theksohet se pasojat e migrimit të të rinjve përveç atyre demografike, janë ato ekonomike dhe të karakterit ekonomik, ndikimi negativ në zhvillimin të vendit, e cila manifestohet nëpërmjet: rritjes më të ulët, ngadalëson rritjen ekonomike, ul konkurrencën, mungesën e fuqisë punëtore dhe ikja e të rinjve te të cilët është investuar.
Me që papunësia e të rinjve në Republikën e Maqedonisë po përpiqet si problem qeveria duhet të ndërmerr masa urgjente. Duhet të jepet më shumë rëndësi fillimin e investimeve dhe financimin e programeve që mund të hapin vende të reja pune, të rrisin konkurrencën e vendit dhe të kontribuojnë rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit. Qeveria duhet të ndjek politikat e zhvillimit tё barabartë përmes projekteve për një avancim të zhvillimit barabartë regjional. 
Arsyet që i shtyn të rinjtë për migrim dhe arsyet që i tërheqin të rinjtë për migrim janë dhënë të tabelën si vijon:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments