2.6 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeZyrtare: Lista Serbe garon në zgjedhjet e 9 shkurtit

Zyrtare: Lista Serbe garon në zgjedhjet e 9 shkurtit

https://klankosova.tv/zyrtare-lista-serbe-garon-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit

Lista Serbe ka konfirmuar sot se do të jetë pjesë e garës zgjedhore së 9 shkurtit.

Kjo parti përmes një njoftimi ka bërë të ditur se e ka dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputet.

Në mesin e 48 kandidatëve nga ky subjekt politik shihen Igor Simiq dhe Sllavko Simiq, por aty nuk shihet ish-kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Në reagimin e publikuar nga LS-ja thuhet se synimi i tyre është fitimi i 10 vendeve e po ashtu edhe 10 të tjera të parapara për komunitetin serb.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments