Kryesia e ASH-së ka marrë vendim për të hyrë në qeveri të Maqedonisë së Veriut. Kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, tregoi se ata kanë dëgjuar zërin e anëtarësisë.
“Në paketë do të marrim dy zëvendësministra dhe tre ministra. Drejtësinë dhe Shëndetësinë e kemi të sigurt, ndërsa e treta do të jetë ose Ministria e Informatikës ose Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike”, tha Taravari, Ai tha se ASH në shumicën e re do të ketë edhe zv. ministrin e Mbrojtjes dhe zv. ministrin e Bujqësisë.
Në vazhdim, siç tha ai, do të vazhdojnë diskutimet për çështjet kadrovike dhe detaje tjera në lidhje me marrëveshjen.
Në fillim do të zgjidhet qeveria e pastaj do të vijojë procedura për emërimin e drejtorëve, sqaroi Taravari, duke mos dashur të japë emra konkretë për funksionarë të ardhshëm apo edhe për drejtoritë të cilat kjo parti do t’i drejtoj