Avokati i Popullit, Naser Zyberi thotë se hapja e pikës për nxjerrje të dokumenteve personale pa termin në “Prolet”, nuk ka zgjedhur plotësisht vështirësitë që hasin qytetarët, shkruan TV21. Zyberi thotë se shpenzimet për nxjerrjen e dokumenteve me emrin e ri të shtetit duhej t’i mbulonte qeveria.“Unë i jam drejtuar Qeverisë me apel, që shpenzimet për përtëritjen e këtyre dokumenteve, për të gjithë qytetarët, të cilët pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese u janë dhënë[ dokumente me emrin Republika e Maqedonisë, të jenë në ngarkesë të buxhetit të shtetit e jo të qytetarëve, sepse ata qytetarë që në këtë periudhë kanë nxjerr dokumente personale, jo për fajin e tyre, kanë marrë pasaporta, letërnjoftime dhe dokumente tjera, të cilat shteti i shpall të pavlefshme që nga 24 shkurti i këtij viti. Fatkeqësisht Qeveria nuk e pranoi këtë rekomandim timin”, tha Zyberi./tv21.tv