Zvicra ka këshilluar qytetarët e saj që të largohen nga Rusia, tha Ministria e Jashtme zvicerane.
Në një këshillë udhëtimi në faqen e saj të internetit të përditësuar sot, Ministria e Jashtme rekomandon që shtetasit zviceranë, prania e të cilëve në Rusi nuk kërkohet urgjentisht, të largohen nga vendi përkohësisht dhe me mjetet e tyre.
“Vendimi për t’u larguar nga vendi është një vendim individual”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
https://www.arbresh.info/bota/ruset-qellojne-gazetarin-zviceran-dhe-i-grabisin-3-mije-euro/