Ministria e Jashtme e Zvicrës ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti një zyrtar policor i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Zvicra ka bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje, teksa ata që janë përgjegjës të sillen para drejtësisë.
“Zvicra dënon fuqishëm sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje; ata që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm dhune duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagim