Kësaj të shtune, në gjithë Zvicrën ka pasur demonstrata kundër masave të koronavirusit të Këshillit Federal zviceran. Policia po vepron ashpër.
Tubimi në Bazel
Rreth 120 kundërshtarë të masave pandemike, pasditen e së shtunës u mblodhën në Bazel para bashkisë së qytetit. Demonstruesit u transferuan në Münsterplatz, ku pas një ore, tubimi u shpërnda nga policia, shkruajnë mediat zvicerane.
Siç ka shkruar më vonë Departamenti për Siguri e Kantonit të Basel-Stadt në një njoftim për mediat, 46 persona iu nënshtruan një kontrolli në tubimin e paautorizuar dhe u denoncuan, ndër të tjera, për shkelje të rregullores kundër Covid 19.
Pjesëmarrësit e tubimit, duke përfshirë shumë të moshuar, por edhe të rinj, bartën shenja me mbishkrime të tilla si “Liri për qytetarët e lirë” ose “Gates go home” dhe kënduan disa këngë kishtare, informon Shtegu.
Në mënyrë të vazhdueshme, kreu i departamentit të policisë u bëri thirrje demonstruesve të lirojnë rrugën për numrin e madh të blerësve të pranishëm.
Pas gjysmë ore, demonstruesit marshuan nëpër Freie Strasse, të mbushur me kalimtarë, deri në Münsterplatz. Ata u mblodhën përsëri në një distancë të përshtatshme në sheshin bosh.
Pak para orës 15.00, policia filloi kontrollet personale të shpallura më parë. Si rezultat, tubimi u shpërnda pa u përshkallëzuar.
Policia e Bazelit dhe drejtori i Departamentit për Siguri i Bazeli,t Baschi Dürr (FDP) ishin kritikuar disa herë gjatë ditëve të kaluara nga politikanë nga kampi civil dhe i krahut të djathtë për pasivitetin e tyre.
Kritikat lidheshin kryesisht me 1 Majin, kur policia bëri lëshim gjatë një tubimi të paautorizuar të zhvendosur nëpër qytet.
Bernë nuk duron
Në qytetin e Bernës, policia të shtunën në mënyrë të vazhdueshme parandalonte tubime nga kundërshtarët e masave të koronavirusit. Si në Bundesplatz ashtu edhe në Allmend, policia largoi të gjithë ata që donin të mblidheshin.
Policia i rrethoi rreth njëzet vetë në Berner Allmend pasi ata nuk ishin pajtuar me kërkesën për të lënë ambientet. Policia më parë kishte bërë thirrje përmes altoparlantit që të largoheshin nga sheshi përpara sallave të Bern Expo.
Ishte një demonstratë e paautorizuar. Kushdo që nuk lëviz larg, rrezikon të denoncohet për mosbindje ndaj urdhrave zyrtare. Njerëzit e rrethuar duhej të jepnin detajet e tyre personale.
Një kundërshtar i njohur i këytre masave kishte njoftuar në internet këtë javë se ai do të transferonte demonstrimin e tij nga Bundesplatz në Allmend.
Në zonën përreth Bundesplatz, policia realioi disa kontrolle personale; shumica i ndiqnin policët normalisht.
Menjëherë pasi kishte mbaruar tregu i përjavshëm, policia kishte bllokuar të gjithë sheshin me barriera në mënyrë që të mos ishte i arritshëm.
Përpara Bundesplatz në Bernë, një protestues nuk pranoi të kontrollohet nga policia, e cila veroi menjëherë dhe e larguan nga aty.
Edhe Cyrihu nuk rri duarkryq
Në Cyrih, policia ka filluar pastrimin e Sechseläutenplatz, siç thotë një reporter lokal nga BRK Neës. Tashmë janë arrestuar edhe personat e parë. Policia më parë u kishte kërkuar demonstruesve të pranishëm të dilnin nga sheshi.
Demonstratat kundër masave të koronavirusit priten në të gjithë Zvicrën, pasditen e kësaj të shtune. Pjesëmarrësit, disa prej të cilëve janë në varësi të grupit të quajtur Corona Rebellen Helvetia, duan të takohen përsëri me gjithë ndalimin për tubime më të mëdha.
Janë njoftuar të ashtuquajturat «shëtitje» në Cyrih, Lucern, Bazel, Vinterthur, Thun, Aarau, Kreuzlingen dhe përsëri në Bernë.