-3.8 C
Tetovo
E premte, 2 Janar, 2026
BallinaLajmeBotaZvicër/ Tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana, hetimet përjashtojnë një sulm të...

Zvicër/ Tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana, hetimet përjashtojnë një sulm të organizuar, skenarët e shpërthimit të zjarrit

Në rajonin e frekuentuar turistik të Zvicrës Viti i Ri nisi me një tragjedi: Gjatë një mbrëmjeje festive me rastin e vitit të ri në një lokal në Crans-Montana në Zvicër si pasojë e një zjarri të madh 40 vetë humbën jetën dhe 115 të tjerë janë plagosur.
Shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha presidenti i këshillit të Valisit Mathias Reynard. Sipas autoriteteve, shumica e atyre që festonin ishin kryesisht të rinj të moshës 15 deri në 26 vjeç që po festonin vitin e ri kur shpërtheu zjarri në barin “Le Constellation” rreth orës 1:30 të mëngjesit.

“Kjo është gjëja më e tmerrshme”, tha Presidenti i Këshillit Shtetëror të Valais, Mathias Reynard, në radion RTS atë mbrëmje, dukshëm i prekur dhe duke luftuar për të mbajtur lotët. “Pjesa më e tmerrshme është se ata janë të rinj. Dhe kur takoj të afërmit e tyre, ata janë miqtë, vëllezërit, prindërit e tyre. Është e tmerrshme.”

Pavioni i reanimacionit në spitalin e Valisit është i mbushur me pacientë, ndaj disa të plagosur janë transportuar në spitale të tjera në Zyrih, Gjenevë, Luzanë dhe Sion. Të dhënat mbi numrin e viktimave dhe të të plagosurve u deklaruan nga autoritetet gjatë një konference shtypi në mbrëmje. Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimave dhe hetimin e rrethanave se si ka ndodhur zjarri.

Skena tronditëse, njerëz të djegur, panik total – kjo është ajo që raportojnë të mbijetuarit. Dëshmitarët raportojnë për shtyrje e përplasje. Laëtitia, shtatëmbëdhjetë vjeç ishte duke festuar në bar dhe rrëfen se arriti mrekullisht të dilte jashtë. “Pati shtytje e përplasje nga të gjitha anët, sipër meje njerëz në flakë ose të vdekur. Nuk kuptova asgjë, vetëm bërtita se nuk doja të vdisja.”

Presidenti i ri i Zvicrës Guy Parmelin u shpreh i tronditur thellësisht: “Një moment gëzimi, u kthye në tragjedi gjatë natës në Crans-Montana, që ka prekur thellë të gjithë Zvicrën dhe botën e jashtme”, shkruan Parmelin në platformën X.

“Zvicra është e trishtuar, por është gjithashtu e bashkuar në dhimbjen e saj”, tha Presidenti Federal Guy Parmelin në një konferencë për shtyp të enjten, duke folur për një nga tragjeditë më të këqija në historinë e vendit.”U detyrohemi respekt këtyre të rinjve”, tha Presidenti Federal Parmelin, “dhe duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë.”

Një zonë luksoze skijimi 

Crans-Montana është një ndër rajonet më të njohura turistike në alpet zvicerane dhe mjaft i frekuentuar sidomos gjatë festave si Krishtlindjet dhe viti i ri lokalet janë tërësisht të prenotuara. Me shumë gjasë ndër viktimat ka edhe të turistë të huaj, vë në dukje policia.

Zjarri shpërtheu në barin “Le Constellation” në të gdhirë të vitit të ri në orën 1.30 (sipas orës lokale). Hetuesit mendojnë se ka qenë një aksident. “Një sulm është absolutisht i përjashtuar”, deklaroi prokurorja e përgjithshme Beatrice Pilloud.

Shpërthimet, sipas banorëve të zonës, kanë ndodhur pas shpërthimit të zjarrit, shtoi komandanti i i policisë së kantonit Valis, Frédéric Gisler. Sipas mediave zvicerane aksidenti mund të ketë ndodhur nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Ndërsa dy dëshmitare okulare, thanë, se zjarri është shkaktuar nga qirinjtë.

© BalkanWeb

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments