2.4 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaZVICËR: MBI 8.000 ÇERTIFIKATA TË FALSIFIKUARA VAKSINIMI NË SENT GALEN

ZVICËR: MBI 8.000 ÇERTIFIKATA TË FALSIFIKUARA VAKSINIMI NË SENT GALEN

TË DYSHUARIT RREZIKOJNË DERI NË PESË VITE BURG


Mbi 8.000 çertifikata të falsifikuara vaksinimi janë dhënë në kantonin e Zvicrës, Sent Galen – ka deklaruar një përfaqësues zyrtar rajonal.

Hetimet tashmë janë fokusuar tek një grup I të punësuarve në një qendër private testimi për COVID-19, për shkak se vendi i tyre I punës u ka mundësuar të kenë qasje në sistemin kombëtar për çertifikatat e vaksinimit. Të dyshuarit do të duhet të paguajnë një shumë të caktuar të të hollave si dënim ose do të përballen me burg në kohëzgjatje deri më pesë vjet.

Edhe ata që kanë paguar shuma të mëdha për çertifikata të rrejshme vaksinimi kanë marrë dënime – thonë nga Drejtoria kantonale e Sent Galenit. Çertifikatat e falsifikuara tashmë nuk janë valide.

Me shkallën e imunizimit prej rreth 61%, Sent Galeni është kantoni më pak I imunizuar në nivel të Zvicrës. Ndryshe mesatarja e imunizimit në Zvicër është thuajse 67%. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments