Të hënën, Dhoma e Lartë e Parlamentit pranoi masën, të miratuar nga Këshilli Kombëtar javën e kaluar, për të mos dëbuar të huajt që jetojnë në Zvicër për më shumë se 10 vjet dhe përfitojnë ndihmë sociale, përcjell albinfo.ch.
Ndër një sërë kushtesh që ligji zviceran përcakton për humbjen e të drejtës së qëndrimit, është një varësi afatgjatë nga ndihma publike.
Sipas propozimit, megjithatë, shtetasve të huaj nuk do t’u hiqet më leja e qëndrimit me arsyetimin se kanë përfituar asistencë sociale.
Mocioni tani do t’i kthehet Këshillit Kombëtar për diskutime të mëtejshme.
© SYRI.net