Në kuadër të aksionit për pastrimin e përgjithshëm të komunës së Gazi Babës, NP Higjiena Komunale-Shkup sot ka filluar aktivitetet për pastrimin e deponisë së madhe ilegale që gjendet në oborrin e ish objektit administrativ të Institucionit Publik për përkujdesje ndaj fëmijëve me probleme sociale dhe arsimore “Ranka Milanoviç”, që gjendet në rrugën Pero Nakov.
“Në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Gazi Babës, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot filluan me pastrimin e deponisë së madhe ilegale që ndodhet në oborrin e IInstitucionit publik edukativ “Ranka Milanoviç”, ku aktualisht po qëndrojnë persona të pastrehë. Ky vend është një pikë e zezë ku hedhja e pamatur e mbeturinave ndodh vazhdimisht. “Përmes aktiviteteve tona, ne përpiqemi që në tërësi të parandalojmë shfaqjen e këtyre pikave të zeza në territorin e qytetit të Shkupit dhe në këtë drejtim apelojmë te qytetarët që mbeturinat e tyre të deponohen në mënyrë të duhur dhe kështu të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.”- tha drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz Koka.
Që nga fillimi i aksionit për pastrimin e komunës së Gazi Babës, në kontejnerët e posaçëm që NP Higjiena Komunale-Shkup i vendosi në pesë lokacione në këtë komunë të Shkupit, janë depozituar rreth 50 metra kub mbeturina të mëdha, të cilat janë marrë dhe transportuar nga ekipet e ndërmarrjes. Njëkohësisht NP Higjiena Komunale-Shkup çdo ditë kryen aktivitete për fshirje dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, si dhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve të vendosur në hapësira publike.
Edhe pse institucioni dhe pronësia nuk ishte në ingerencat e ndermarjes Higjien Komunale dhe e njejta menaxhohet nga Ministria për pune dhe politik sociale, një gjest human institucional me urdhër te drejtorit i Zudi Koka ndodhi ditën e premte ku disa tonelata mbeturina ishin larguar po nga oborri i qendrës sociale jetimore!