Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale-Shkup”, Zudi Enuzi vazhdon me aktivitet e tija. Gjatë 24 orëve të fundit e gjithë fuqia punëtore dhe makineria e ndërmarrjes që ai drejton kanë nisur me aktivitete për pastrim të përgjithshëm pranveror në komunën e Çairit.
“Ekipet e “NP Higjiena Komunale-Shkup” gjatë këtij aksioni kanë larguar sasi të konsiderueshme të mbeturinave nga një deponi e egër në rrugën Arqipeshkvi Dositej. Higjiena Komunale-Shkup gjithashtu ka realizuar aktivitete për pastrimin dhe larje me cisterna me ujë të bulevardeve dhe rrugëve në Çair”, ka thënë drejtori Enuzi.Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale-Shkup”, Zudi Enuzi në të njëjtën kohë, ekipet e ndërmarrjes që ai udhëheq po pastrojnë dhe dezinfektojnë edhe kontejnerët e vendosur në hapësirat publike