18 C
Tetovo
E martë, 22 Tetor, 2024
BallinaLajmeBota“Zoti më ka besuar mua të jem president”/ Trump takohet me të...

“Zoti më ka besuar mua të jem president”/ Trump takohet me të krishterët në Karolinën e Veriut: FBI ka dërguar spiunë në kishën katolike

Donald Trump zhvilloi një takim me të krishterët ungjillorë në Concord, Karolina e Veriut të hënën e 21 tetorit.

Mes dhjetëra njerëzve në turmë, ai veçoi për të përmendur ish-kandidatin presidencial republikan Ben Carson, për të cilin Trump u shpreh: “I thashë atij në 2016-ën se Zoti më ka zgjedhur mua si presidentin e ardhshëm të SHBA”.

Në fund të fjalëve të tij, ai foli gjerësisht për atentatin kundër tij më 13 korrik në Butler, Pensilvani, duke thënë se ndjehej sikur ishte i rënë në tokë nga një dorë e mbinatyrshme.

“Tani e kuptoj se dora e Zotit më solli këtu ku jam sot”, tha ai.

Ai gjithashtu pretendoi, pa prova, se FBI ka dërguar spiunë në kishat katolike. Ai pretendoi se demokratët i konsiderojnë katolikët si terroristë të mundshëm të vendit.

Trump po përdor ditët e fundit të kësaj fushate për t’u bërë thirrje amerikanëve fetarë, përfshirë katolikët, ungjillorët dhe hebrenjtë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments