8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZonja e Zotri Arbër Ademi SHOW / Ja si do të duket...

Zonja e Zotri Arbër Ademi SHOW / Ja si do të duket objekti i ri shkollor në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës!?

Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut Arbër Ademi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë SHOW Mediatik ,dhe vetëm që ka ngritur tensionet në fjalorin shprehës të qytetarëve duke treguar se si do duket objekti modern i shkollës së Reçicës së Vogël .Na more në qafë o ministër na lae edhe për një dekadë pa shkollë me këtë maketë . Objekti që përafërsisht po i ngjan shkollës së mesme Kiro Gligorov në Shkup i cili kushtoi mbi 5 milion euro.FLM ministër e dijmë se ndonjëherë do bëhet ajo shkollë por jo nga Ju i shkruajnë qytetarët në rrjete sociale ,që i bie se do ishte mirë të zbret në realitet me një shkollë më të kapshme sepse si duket nga vetë projekti maketë nuk do bëhet asnjëherë ,pra nënkupto ministër se nuk është ky tenderimi i i librave për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme ,që po jepej në katër sy, a librat askund .Mos luaj ministër me shqiptarët në Reçicë të Vogël sepse kanë faj që ua dhanë votat

Ai, gjithashtu ka njoftuar se do kemi objekt të ri shkollor për nxënësit në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës dhe objekt të ri shkollor për nxënësit e fshatit Bllacë.

Ne këtë rast Ademi ka shkruar se :

Të arriturat e shqiptarëve mbajnë vulën e BDI-së dhe të Ali Ahmetit.

Atë që e premtojmë edhe e realizojmë.

Kështuqë, ju njoftoj se do kemi objekt të ri shkollor për nxënësit në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës dhe objekt të ri shkollor për nxënësit e fshatit Bllacë.

Ditë të mira po vijnë për nxënësit e fshatit Bllacë, të cilët nuk do të kenë nevojë më të kalojnë kufirin, por do ta ndjekin mësimin në objektin e ri shkollor, i cili do të ndërtohet në një afat sa më të shpejt.

Gjithashtu, mësimin do ta ndjekin në kushte më të mira, sipas standarteve evropiane edhe nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës.

Ashtu siç kemi thënë, krijimi i kushteve më të mira për mësim për nxënësit tanë është prioritet i ynë, andaj dhe ky mision nuk mbaron këtu.

Ata të cilët nuk kan kapacitet, vizion dhe ide, sigurisht se nuk u mbetet tjetër, përveçse të kritikojnë kur bëhen punë të mira. Ne mbetemi të fokusuar në realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, maksimalisht të angazhuar për përmirësimin e standardit jetësor.

SPONSORED CONTENT

Mgid
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments