Zjarrfikësit e Tetovës kanë intervenuar pasdite në një zjarr që ka rënë në një dyqan në Qendrën Tregtare të qytetit në qendër të qytetit. Për shkak të zjarrit mbi objekt ka dalë tym i dendur dhe sipas informacioneve fillestare nuk ka persona të lënduar.
-Sipas informacioneve fillestare nga zjarrfikësit, zjarri ka rënë në një dyqan në katin e tretë, i cili nuk përdorej aktivisht, por shërbente si magazinë.Zjarri u raportua në orën 15:40. Menjëherë është ndërhyrë me 2 makina zjarrfikëse dhe zjarri është shuar brenda një kohe të shkurtër. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ka bërë të ditur Avni Ameti nga TPPE Tetovë.