Sipas raportit është ndezur një shamak, dhe zjarri është përhapur me shpejtësi. Zjarri ka rënë në një fushë prej 10-15 hektarësh, bëri të ditur QKM.Një zjarr në Kavadar është raportuar në Njësinë Territoriale të Zjarrfikjes në Kavadar, ku po intervenohet në terren.

TPPP Kavadar dhe Negotinë, NK Komunalec Kavadar dhe EuroNickel me më shumë se 10 vetura dhe mbi 25 zjarrfikës kanë intervenuar me shpejtësi në shuarjen e zjarrit, i cili ka përfshirë pjesën e depove të fabrikës së kanabisit në fshatin Debrishtë, njoftojnë nga Komuna e Kavadarit.Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarri është vënë nën kontroll dhe pjesa më e madhe e objektit është shpëtuar.