Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar sërish të ndihmojë të prekurit nga zjarret në Kaliforni, duke thënë se do të bëjë gjithçka që mundet për t’i kaluar ata nga ky “makth i gjallë”.Për familjet e Kalifornisë Jugore të prekura nga kjo fatkeqësi: Unë e di që po përjetoni në një makth të vërtetë”, postoi ai në X, teksa shtoi duke thënë “premtoj se do t’ju ndihmojmë ta kaloni këtë periudhë dhe të rikuperonehi përfundimisht”.
Në një video që shoqëron postimin e tij, ai thotë; “ne po bëjmë gjithçka që mundemi në një nivel federal” dhe “ne do të sigurohemi që të merrni çdo burim që ju nevojitet”.
Biden thotë se ka miratuar kërkesën e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom për një deklaratë të fatkeqësisë së madhe, që do të thotë ndihmë e menjëhershme në para për ata që janë më të prekurit.