- Qeveria ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës prej 30 ditësh për shkak të zjarreve
- Qeveria udhëzoi Ministrinë e Brendshme të punësonte forca policore për të mbështetur shuarjen e zjarrit; Ministria e Shëndetësisë dhe personeli shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme dhe ajo e punës duhet të jenë në gatishmëri gjatë kohëzgjatjes së krizës; Ministria e Financave duhet të sigurojë burime financiare shtesë të dedikuara nëse tregohet nevoja për këtë.
- Qeveria i propozoi kryetares Gordana Siljanovska-Davkova që të vendosë për pjesëmarrjen e disa pjesëtarëve të Armatës në ballafaqim me situatën e krizës, ndërsa Shtabi kryesor për menaxhim me kriza në Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) të monitorojë situatën. dhe të koordinojë me aktivitetet dhe të informojë rregullisht Qeverinë.
- Shtabi kryesor në QMK ka për detyrë të nisë menjëherë përgatitjen e një plani veprimi për parandalimin dhe trajtimin e zjarreve, si dhe një rishikim të plotë të burimeve njerëzore dhe materialo-teknike në dispozicion dhe një plan për veprim të koordinuar.