12.8 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shtator, 2024
BallinaLajmeZjarret në Maqedoni, Mickoski dyshon se dikush po i ndez me qëllim(video)

Zjarret në Maqedoni, Mickoski dyshon se dikush po i ndez me qëllim(video)

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka folur për situatën me zjarret në vend. Ai tha se ka shumë probleme për menaxhimin e situatës me zjarret, duke theksuar edhe mungesën e pajisjeve dhe pilotëve për avionët kundër zjarreve.

Mickoski tha se dyshon se zjarret që ndodhin këtë moment janë të rastësishme, duke përmendur numrin rekord në muajin korrik, prej rreth 60 zjarre në ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Seancën e fundit kemi vendosur për rritje të buxhetit për QMK-në dhe DMSH-në. Bëjmë gjithçka për të vendosur në kontroll këtë situatë. Gjithashtu kemi vendosur që kur të përfundojë kjo situatë, të shqyrtojmë atë që ka ndodhur, pasi askush nuk mund të më bind se 40 zjarre në ditë janë të rastësishme. Duhet të merremi me nevojën për ta zgjidhur këtë situatë”, tha mes tjerash Mickoski.

Sipas informacioneve të fundit nga QKM, vetëm gjatë ditës së djeshme në ambiente ​​të hapura kanë ndodhur gjithsej 49 vatra zjarri, prej të cilave 12 janë aktualisht aktive, shtatë janë nën kontroll dhe 30 janë shuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments