5.8 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Janar, 2026
BallinaLajmeZjarr në një banesë në Tetovë, një viktimë dhe një i lënduar

Zjarr në një banesë në Tetovë, një viktimë dhe një i lënduar

Ka mbetur një person i vdekur dhe një i plagosur rëndë nga zjarri që kaploi mbrëmë një banesë në bllokun 70 në Tetovë. Bëhet fjalë për një person të moshës 76-vjeçare me iniciale O.S., i cili ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga zjarri, ndërsa i lënduar nga zjarri ka mbetur edhe djali i tij 50-vjeçar.

“Në vend të ngjarjes, nga flakët ka ndërruar jetë personi O.S. 76-vjeç nga Tetova, kurse gjatë tentimit për të shuar zjarrin, djali i tij M.S. 51-vjeç ka marr plagë nga djegia. Kështu që me intervenim të Ndihmës së Shpejtë, ata e kanë konstatuar vdekjen e të ndjerit.”, – theksoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Komandanti i NJTKZ-Tetovë, Avni Ameti, tha se edhe para dy jave kanë pasur intervenim në të njëjtën banesë si pasojë e zjarrit. Ameti dyshon se bombola e gazit mund të kishte qenë arsyeja e shpërthimit të zjarrit.

“Dihet që në të njëjtën banesë para 10 ditëve kemi pasur njëjtë zjarr të paraqitur dhe ne kemi intervenuar ne si zjarrfikës. Kjo është ajo që dihet, viktima është e moshës mbi 70 vjeç. Personi që ka ndërruar jetë dihet që ka qenë profesor dhe dihet që kohët e fundit personi nuk ka qenë edhe aq në lëvizje. Si shkak dihet se ai ka përdorur edhe bombol gazi, ndoshta e ka harruar, por për këto informacione më shumë detaje mund të japë prokurori që mbrëmë ishte në vendngjarje.”, – deklaroi komandanti i NJTKZ-Tetovë, Avni Ameti.

Nga prokurori kujdestar mbrëmë është dhënë urdhër për të bërë të gjitha ekspertizat e nevojshme për të treguar shkaqet e zjarrit. Ndërkohë, urdhër ka edhe për obduksion të  të ndjerit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments