Qendra për menaxhimin e krizave njofton se në Manastir ka kapluar një zjarr i madh me kashtë dhe në vendngjarje ndodhen ekipet e Zjarrfikëses së Manastirit.Zjarri nga kashta u përhap në kallamishtet dhe bimësinë tjetër përgjatë lumit Crna, duke e bërë atë të dukshëm nga larg, tha Stojançe Angelov.
Siç shpjegoi ai, shuarja e zjarrit është e vështirë për shkak të terrenit me baltë përgjatë lumit Crna.
“Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Zjarrfikësja e Manastirit po përpiqet ta shuajë”, thotë Angelov.