2.2 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeZjarr në Falisht të Tetovës, autoritetet: Në ajër ka materiale helmuese

Zjarr në Falisht të Tetovës, autoritetet: Në ajër ka materiale helmuese

Në një depo në fashtin Falisht të Tetovës ka shpërthyer zjarr, të cilin ekipet e zjarrfikësve janë duke u përpjekur që ta shuajn. Shkaku që çoi në shpërthimin e zjarrit, sipas komandantit të zjarrfikësve të Tetovës Avni Ameti ka qenë oxhaku i depos, i cili ka qenë aktiv. Sipas tij në të ka materiale që pas djegies mund të shkaktojnë ndotje të ajrit me grimca të rrezikshme, të dëmshme për popullatën vendase

“I bëj apel MMJPH-së që të bëjë matjen e ajrit, pasi për të dytën herë në qytetin e Tetovës ndodh që të ketë një zjarr të përmasave të këtilla dhr asnjëherë nuk janë marrë masa për matjen e ajrit. Kështu që përpjekjet tona janë që të lokalizojmë zjarrin. Materialet që i ka poseduar depoja janë djegëse të përmasave të mëdhaz prandaj ne bëjmë të pamundurën ta shuajm. Ka materiale dhe lloj-lloj ngjyrash. Shkak i zjarrit është bërë oxhaku, i cili ka qenë akiv. Zjarrëfikësit janë thirrur me vonesë që të intervenojnë, pasi kanë bërl intervenimin e parë vetë. Të lënduar kemi dy zjarrëfikës, por jo rëndë. Ka një shtëpi afër depos por situatën e kemi nën kontroll. Kemi Qendrën për Menaxhim me Kriza këtu dhe kompanitë që kanë ardhur vullnetarisht të ndihmojnë. Kemi zjarrfikës nga Gostivari”, tha Avni Ameti, komandant i Zjarfikësve të Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments