Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në takimin e sotëm me qytetarët e Gostivarit ka biseduar për ofertën e partisë së tij për zgjedhjet e 12 prillit.
Në pyetjen e gazetarëve nëse në këtë ofertë përfshihet edhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, Ziadin Sela tha se ai nuk ka të drejtën morale dhe as statutore të flasë në emër të partive të tjera politike.TS
“Aleanca për Shqiptarët nuk është mjet në dorën e kujtdoqoftë, por është mjet i shqiptarëve për ta arritur ndryshimin, fitoren, perspektivën, barazinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Oferta ime është e qartë, do të duhet vetëm të pranohet dhe ne nuk kemi kohë të shohim prapa, ne ecim para. Ne jemi të hapur për të gjithë, nuk kemi ndryshuar asnjë qëndrim tonin dhe ne skemi kohë të shohim prapa, na pret fitorja në 12 prill”, deklaroi Sela.