Avokati i Popullit Naser Ziberi theksoi sonte në revistën debatore “Click Plus” në TV21 se 80% e burgjeve në Maqedoni janë të mbipopulluara, ndërsa të burgosurit vendosen nëpër korridore deri në gjetjen e zgjidhjeve.
Ai shton se të burgosurit ndonjëherë flenë dy në një shtrat, ndërsa higjiena është në nivel katastrofik.