0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela tregon zgjidhjen e duhur për gjuhën shqipe

Ziadin Sela tregon zgjidhjen e duhur për gjuhën shqipe

Ziadin Sela në ClickPlus thotë se zgjidhja e vetme për gjuhën shqipe dhe moscenimin e saj, është nëse në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut shkruhet fjalia siç vijon: “Gjuhë zyrtare në Maqedoni është është maqedonishtja dhe shkrimi i saj dhe shqipja dhe shkrimi i saj dhe pikë”.“Nuk mundesh ti me Kushtetutë të krijosh dhe me ligj për gjuhët të krijosh dy kategorish qytetarësh. Një qytetar, ja po i lemë shqiptarët, një maqedonas që ka një gjuhë zyrtare në Strumicë dhe një qytetar maqedonas që ka dy gjuhë zyrtare në Strugë. Meqë duhet të ruhet karakteri unitar i shtetit, atëherë gjuha duhet të rregullohet me kushtetutë dhe vetëm me një fjalë – “Gjuhë zyrtare në Maqedoni është është maqedonishtja dhe shkrimi i saj dhe shqipja dhe shkrimi i saj” dhe pikë. Kështu ruhet karakteri unitar i shtetit”, tha Sela në ClickPlus.

Sela çështjen e gjuhës e hapi teksa tregonte edhe format e zgjidhjeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

“Brenda për brenda Maqedonisë duhet të ketë edhe rregullime të tjera kushtetuese që godasin mbi karakterin unitar të shtetit. Kush godet mbi këtë karakter, ata që kushtimisht e mbrojnë më së tepërmi duke thënë se ne e mbrojmë karakterin unitar. Atëherë mos e godit legjitimitetin… Është edhe hapja e çështjes së gjuhës”, tha Sela mes tjerash.

Një formë tjetër, me të cilën gjithashtu do të mbrohet legjitimiteti, është “që Qeveria të formohet me badenter”

“Po flas në emër tim, jo të Frontit, është ruajtja e vendeve të garantuara për komunitetet jo maqedonase bazuar në Regjistrimin e popullit”, tha më tej Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments