Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për “Slloboden Peçat” ka theksuar nevojën që në vend të sillet një kushtetutë të re, transmeton Zhurnal.
Sipas tij konkludimet e shumë ekspertëve të së drejtës kushtetuese vërtetojnë se për shkak të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur në Kushtetutën e RMV-së, duhet të sillet një kushtetutë të re.
Ai thotë se kushtetuta aktuale pranon vetëm një popull shtetëformues, dhe se gjuha shqipe nuk figuron në Kushtetutë.
“Shkaqet për këtë se pse aq është ndryshuar Kushtetua i kam sqaruar. Pengon sepse e gjithë Kushtetuta është e përpiluar në atë mënyrë që pranon vetëm një bashkësi etnike si popull shtetëformues, e kjo shumë shihet në amandamentin 5, e cila flet për të drejtat gjuhësore, e ku përmendet vetëm gjuha maqedonase. Mendojmë që ky amandament do të duhet të ndryshohet dhe përvec gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj, të shtohet dhe gjuha shqipe. Ne shqiptarët për gjuhën tonë nuk mund të pranojmë definicion në të cilin askund nuk përmendet gjuha shqipe, as çfarëdo lloji definicioni tjetër përvec gjuhës shqipe. Dhe pse? Nga të njejta arsye që dikush maqedonasve nuk ua pranon gjuhën e tyre. Mos harroni se kulmi i nevojave të çdo njeriu pa marrë parasysh përkatësinë etnike është të jetë i pranuar si identitet, siç ai ndjenë dhe si i tillë të respektohet si i barabartë. Për fat të keq, përvec se duhet ti zgjidhim problemet me Kushtetutën, këtu po vazhdohet me krijimin e problemeve kushtetuese. Fjalën e kam për ligjin kushtetues. Edhe me ndryshimet e fundit si rezultat i marrëveshjes me Greqinë, në të cilët qytetarëve që nuk janë me etni maqedonas iu imponua të u shkruhet “Maqedonas/qytetarë i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërsa duhet të qëndron vetëm emri i shtetit”, ka theksuar mes tjerash Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.