Për herë të parë publikisht, Ziadin Sela ka zgjedhur emisionin Klan Debat që të tregojë se, sipas tij, rezultati katastrofal i ASH-së në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës, ka qenë një komplot i Taravarit për Selën.
“Në Kuvend Qendror u kuptua dhe një pjesë e madhe e anëtarësisë e nuhatën që komploti mu bë nga zoti Taravari në Tetovë dhe ai e kishte të vështirë të vijë në atë kuvend”, u shpreh Sela.