Sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela ka zhvilluar takim me Shefin e Misionit të OSBE në Shkup Ambasadorin Klemens Koja.
Në këtë takim Kryetari Sela ka informuar Ambasadorin Koja për situatën aktuale politike ne vend, me theks të veçantë për krizën ekonomike që ka shkaktuar pandemia me Covid 19,si dhe domosdoshmërinë për rimëkëmbje ekonomike.
Në këtë bisedim është biseduar edhe çështjen e regjistrimit të popullsisë dhe të amvisërisë, përgatitjen e ligjit për regjistrim si dhe për procesin e regjistrimit që pritet të fillojë vitin e ardhshëm, i cili duhet të jetë kredibil dhe në përputhje me standardet e eurostatit.
Temë tjetër kryesore e këtij takimi ishte edhe tema e funksionimit të shtetit ligjor që ndërlidhet edhe me fillimin i negociatave me BE, si dhe sfidat eventuale që mund të paraqiten gjatë këtij procesi.
Kryetari Sela e informoi Ambasadorin Koja, për kontributin e vazhdueshëm të ASH në procesin e euro-inegrimeve duke u zotuar se ASH gjithmonë do të jetë mbështetëse e çdo procesi politik që do ta përshpejtonte anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE si alternativë e vetme ekonomike dhe politike e gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.