2.5 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeZiadin Sela: Shqiptarët në Maqedoni janë 34%, kurse maqedonasit 59%

Ziadin Sela: Shqiptarët në Maqedoni janë 34%, kurse maqedonasit 59%

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, thotë se në bazë të të dhënave që posedon partia e tij, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përbëjnë rreth 34% të popullësisë ndërsa maqedonasit rreth 59%, shkruan gazeta LAJM. Sela këtë deklaratë e ka bërë duke komentuar shifrat e publikuara një ditë më parë në media, sipas të cilave, shqiptarët në Maqedoni janë rreth 24%.

“Qarkullojnë informacione për disa shifra. Nuk janë reale. Askush nuk ka të drejtë që të regjistrojë njerëz që nuk janë regjistruar e që si pasojë e kryqëzimit të të dhënave dikush i fut në numër në mënyrë që të bie numri i shqiptarëve dhe të rritet numri i bashkësive tjera etnike. Kjo quhet manipulim. Ne nuk guxojmë që të ndodh një gjë e tillë. Goxha shqetësues ishte moment që u ndal hovi i regjistrimit dhe këtë për hirë të opinionit është mirë t’ia rikujtojmë që këtë hov e bëri marrëveshja mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, e cila mori përkhrajen e Ali Ahmetit. Dhe Ali Ahmeti bashkë me Apasievin votuan që të shtyhet regjistrimi për një afat tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments