4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Qeveria zgjidh hallet e kriminelëve, jo të qytetarëve

Ziadin Sela: Qeveria zgjidh hallet e kriminelëve, jo të qytetarëve

 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela në konferencën e fundvitit adresoi një sërë kritikash për ministrinë e shëndetësisë. Ai me këtë rast tha se viti 2021 ishte një vit i vështirë shkaku i pandemisë, por se sipas tij kjo u vështirësua edhe më shumë nga paaftësia e politikanëve që menaxhuan këtë dikaster. “Një vit i vështirë për gjithë njerëzimin shkaku i pandemisë. Në vendin tonë lidhur me pandeminë punët nuk janë bërë siç duhet. Maqedonia mbetet edhe më tej një ndër shtetet me më shumë viktima, si pasoj e virusit korona. Kjo flet për një sistem shëndetësor që nuk është në nivelin e duhur të detyrës. Qytetarët tonë po vuajnë si pasoj e neglizhencës së politikanëve të cilët kanë keqpërdorur pozitën e tyre për interesa personale”, tha Sela. Sela përmendi edhe tragjedinë në spitalin modular të Tetovës ku për pasoj mbetën të vdekur 14 persona. Për kreun e ASH-së është e papranueshme që akoma nuk ka epilog dhe përgjegjësi për këtë rast. “Është tejet e papranueshme thënia që hetimet vazhdojnë”, tha Sela. Ai gjatë konferencës u ndal edhe tek tragjedia me Autobusin e Besa Trans. “Edhe për rastin me djegien e autobusit të Besa Trans në Bullgari ku humbën jetën 46 qytetarë të RMV-së, hetimet vazhdojnë dhe nuk ka përgjegjësi”, potencoi Ziadin Sela.

Ai mes tjerash tha se Qeveria po zgjedh hallet e kriminelëve dhe hajdutëve dhe jo të qytetarëve. Sela përmendi edhe skandalin e fundit për tentimin për faljen e kriminelëve, përkatësisht amnistimin e Boban Iliçit, vrasësin e Almirit të vogël katërvjeçarë. “I gjithë opinioni e di se bëhet fjalë për vrasje me paramendim të një familje të tërë, por që e pësoi një vogëlush i pavetëdijshëm as për përkatësinë e tij etnike dhe as se çka po ndodh. Dhe ky shkon dhe amnistohet, ky pushtet nuk ndryshon nga pushteti tjetër i cili u ndryshua me shumë mund dhe sakrificë, por përkundrazi është aty për t’i amnistuar eksponentët e regjimit të kaluar dhe s’ka se si të ndodhte ndryshe kur po ndërtohet një regjim i ri. A e dini ku e keni simbolikën. Çohet propozim për tu amnistuar Ninxha, dhe nuk çohet propozim për tu amnistuar Feta Alimi, që realisht as nuk duheshte të jetë aty”, deklaroi Sela

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela tha se një nga dështimet më të mëdha që karakterizojnë vitin 2021, dhe që sipas tij nxjerr në pah një gënjeshtër të kulluar të pushtetit aktual, është data për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Sipas Selës, përskaj problemit me Bullgarinë, Maqedoninë e presin edhe shumë punë brenda vendit për të plotësuar kushtet e fillimit të negociatave. “Gënjeshtra e vazhdueshme e hapjes së shpejtë të datës për negociata. Sot e kësaj dite nuk ka një dritë në fund të tunelit që do të ishte një shpresë për hapjen e negociatave dhe Maqedonia të nis mbledhjen e parë ndërqeveritarë, dhe kuptohet që pastaj procesi deri në anëtarësimin e plotë do të jetë i gjatë. Problemi me Bullgarinë është një segment më vete, por kemi edhe shumë probleme dhe detyra shtëpie të cilat duhet ti rregullojmë këtu brenda”, tha Sela. Ai gjithashtu përmendi se falë partisë së tij, është sjell ligji për shtetësi. Por sipas tij edhe përskaj sjelljes së këtij ligji, përsëri mbi 8 mijë qytetarëve iu janë bllokuar dhënia e shtetësisë, dhe për këtë gjë Sela thotë se partia e tij do të angazhon avokat për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve që kanë aplikuar për shtetësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments