Reformat në gjyqësor, gjegjësisht zbardhja e rasteve të montuara që u premtuan nga lideri i Alternativës, Afrim Gashi ishin shkak për të cilat u thumbua ky i fundit nga dikur ish partneri i koalicionit, Ziadin Sela, lideri i Aleancës për Shqiptarët.
Sela tha se Gashi gjeti një shkak për tu bërë pjesë e Qeverisë dhe marrëveshja të cilën e nënshkroi me LSMD-në, është shkruar shkronjë për shkronjë nga ASh-ja.
“Situatë e vështirë për një kryetar partie i cili u mundua të krijojë një shkak për t’u bërë pjesë e një shumice të re, jolegjitime. Edhe ai vet me joligjitimitetin e tij u bë pjesë e asaj Qeverie. Mori nga programi dhe platforma e cila është e kurdisur shkronjë për shkronjë nga Aleanca për Shqiptarët dhe i futi në marrëveshje gjoja për qeverisje të re”, tha mes tjerash Sela, transmeton TV21.