Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me për fatkeqësinë që goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një tornado shkatërrues goditi disa zona në jug dhe në pjesën qendrore, ku humbën jetën dhjetra persona.
News33 përcjell se Sela është shprehur se ndihet i pikëlluar për këtë lajm dhe shpreh ngushëllime për të gjithë familjet që kanë humbur të dashurit e tyre.
“Thellësisht i pikëlluar nga lajmet për jetë të humbura nga tornadot shkatërruese që goditën rajonet qendrore të SHBA-së. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe të gjithë miqtë amerikanë që kanë humbur të dashurit e tyre dhe janë prekur nga kjo tragjedi”, shkroi Sela.