10.6 C
Tetovo
E martë, 22 Tetor, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela: Nuk komentoj deklaratat e tipit të Taravarit, ASH-në po e...

Ziadin Sela: Nuk komentoj deklaratat e tipit të Taravarit, ASH-në po e keqpërdorë për servilizëm

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, tha se ASH do të mbetet e tij, mirëpo ndjen keqardhje se përse partia e tij tashmë po shërben si servilizëm ndaj ndonjë partie tjetër.

“Arben Taravari vetëm mund të keqpërdor emrin e ASH-së, dhe si themelues i saj më vjen keq kur shoh se si keqpërdoret, sepse moto e ASH-së nuk ka qenë servilizmi. Unë nuk mendoj që Taravari do ta marrë ASH-në, sepse sa më shpejt të kemi një vendim, aq më pak do te lejojmë njollosjen e ASH-së. Kemi këto gjykata që kemi, kur vendosen këto çështje nëpër gjykata, natyrisht që ka precedente, sipastë gjitha gjasave mundohen të na krijojnë vonesa por nuk do të arrijnë, sepse ne do të ringrihemi”, tha Sela.

Ai tha se Arben Taravari tregon hipokrizi në deklaratat e tij, ndaj nuk merret me komentet e tij.

Sipas Selës, Taravari çoi deri në fund paralajmërimin e Hristijan Mickoskit se ASH do të përçahet./tvklan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments